12 të plagosur nga të shtënat në Illinois të SHBA-së

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 12 persona u plagosën sot nga të shtënat në qytetin Peoria në shtetin amerikan të Illinois, thanë zyrtarët.

Policia deklaron se të shtënat kanë ndodhur në mëngjes, si dhe se rreth 200 persona ishin mbledhur në vendin e ngjarjes në atë kohë, raporton Fox News.

Asnjëri nga personat e plagosur nuk raportohet të jetë në gjendje serioze për jetën.

Nuk ka të dhëna për persona të dyshuar dhe as motivet, ndërkohë që policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Të ngjashme