Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Sllovaki.
Një kamion që barte zhavor u përplas me një autobus që po barte pasagjerë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të vdekur 12 persona.
Sipas autoriteteve aksidenti i së mërkurës ishte më i rëndi në shkallë vendi për afro 10 vjet, njofton Euronews përcjellë Klan Kosova.
Shkaktar besohet se është moti i keq.
Ngjarja ndodhi në një rrugë me dy korsi afër qytetit të Nitra, 90 km në lindje të kryeqytetit Bratislava.
Ministrja e Brendshme e Sllovakisë Denisa Sakova, u tha gazetarëve në një konferencë për media se kamioni ishte i mbingarkuar,duke goditur kështu autobusin.
Në mesin e viktimave janë edhe katër gjimnazistë.
Edhe kryeministri Peter Pellegrini ka anuluar vizitën zyrtare që po e zhvillonte në Qipro.Klan.Kosova.