12 ushtarë të Gardës Kombëtare janë larguar nga ceremonia e inaugurimit të Bidenit

Prishtinë | 20 Jan 2021 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Dymbëdhjetë ushtarë të Gardës Kombëtare janë larguar nga detyra e tyre në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden, raporton CNN.

Biden, sot në Washington, nga ora 18:00 do të betohet si president i 46-të i SHBA-së.

Për shkak të trazirave që ndodhën më 6 janar në Kongres, rreth 25 mijë trupa të Gardës Kombëtare gjenden në Washington.

Dy prej ushtarëve janë larguar për shkak të komenteve dhe teksteve të papërshtashme, ndonëse ishte thënë më herët se kanë pasur lidhje me grupe ekstremiste.

Dhjetë tjetër janë larguar për shkak të sjelljeve diskutabile të zbuluara në procesin e vettingut, ka njoftuar gjenerali Daniel Hokanson.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme