Një rast ngacmimi seksual është raportuar të ketë ndodhur të dielën në “Prishtina Mall”, ku një 32-vjeçar, ka sulmuar seksualisht një të mitur 12-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se rasti është nën hetime.
“Lidhur me rastin per te cilin keni shprehur interesim, ju njoftojme se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime, i njejti ka leshuar disa autorizime per ndermarrjen e veprimeve hetimore me qellim te ndriçimit ne ploteni te rastit. Ndaj kesaj çeshtjeje aktualisht jane duke u zhvilluar hetime ne koordinim te plote me Policine”, tha ajo në përgjigje për Reporteri.net.
I dyshuari raportohet të jetë punonjës në këtë qendër tregtare. 12-vjeçari dyshohet se është sulmuar seksualisht nga personi që mirëmban tualetet.