Nebih Berisha është dënuar sot nga Gjykata në Priztren për vrasjen e Zejnepe Berishës.
Nebih Berisha është dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen bashkëshortes së tij, Zejnepe Berishës.
Vendimi është shpallur sot nga gjykata e Prizrenit.
Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.