Në Gjykatën e Apelit sot kanë filluar punën 12 zyrtarë ligjorë.
Dhjetë më marrëdhënie pune të rregullt dhe dy në bazë të një projekti të mbështetur nga GIZ-i gjerman, njofton Klan Kosova.
Në ditën e parë të punës, atyre mirëseardhje u ka uruar kryetari Hasan Shala.
Ai tha se angazhimi i këtij kuadri do të ndikoj pozitivisht në rritjen e efikasitetit në Gjykatën e Apelit, pasi që do të jetë ndihmesë e madhe për gjyqtarët e kësaj gjykate.
Gjykata e Apelit aktualisht ka 16 zyrtarë ligjorë, të cilët janë në shërbim të 41 gjyqtarëve, njofton Klan Kosova.