Të 241 garuesit nuk kanë mundur të paramendonin për historinë që po bënin kur u mblodhën në stadiumin “Panathenaic” në Athinë, për të shënuar hapjen e Lojërave Olimpike të vitit 1896 më 6 prill, shkruan “Yahoo! Sports”.
Edhe pamja e flakës olimpike ishte më tepër se gjysmë shekulli larg: e çështjet si terapia për të ulur nivelin e hormoneve, as që ishte në diskutim në atë kohë, pasi të gjithë garuesit ishin të gjinisë mashkullore.
Duke realizuar vizionin e Pierre de Coubertinit, në Lojërat e para Olimpike moderne ishin dhjetë sporte, ndonëse lundrimi u largua nga programi për shkak të mungesës së garuesve.
Për shkak të refuzimit të organizatorëve për të ndërtuar një pishinë, gjitha katër disiplinat në not u mbajtën në det. Sipas rrëfimeve që qarkulluan shumë vite më vonë, garuesi i vetëm amerikan, Gardner Williams, u hodh në det për fillimin e garës në 100 metra dhe menjëherë doli nga deti duke thënë: “O Zot! Është akull!”
Garat e peshëngritjes, u ndanë në disiplina për ngritje të peshave me një dorë dhe dy duar. Aty doli kampioni i parë olimpik nga Britania, Launceston Elliot, një garues i lindur në Mumbai.
Elliot fitoi të artën në ngritje të peshës me një dorë, ndërsa u desh të kënaqej me të argjendtën në ngritjen me dy duar. Në këtë disiplinë ngriti peshë të njëjtë me danezin Viggo Jensen, por Jensenit iu dha e arta, për stil më superior të ngritjes.
Elliot po ashtu garoi në 100 metra vrapim, të cilën garë e fitoi Tom Burke, duke përshkuar distancën për 12 sekonda, e po ashtu edhe në ngjitje në litar, ku garuesit tentuan të ngjiten në një litar të lartë 14 metra në kohën më të shpejt të mundshme.
Garën 12-orëshe të çiklizmit e përfunduan vetëm dy garues, ku britaniku Frederick Keepingh e kaloi austriakun Adolf Schal.
Turneu i tenisit, në të cilën nuk pati garues britanik apo amerikanë që ishin liderë, pati një fitues befasues. Bonjaku nga Dublini, John Boland, që po bënte pushim në Athinë, triumfoi.
Duke u shtyrë të merrte pjesë në turne megjithë reputacionin modest dhe pa përvojë ndërkombëtare, Boland triumfoi në konkurrencë individuale, para se të fitonte të artën edhe në çifte në tandem me gjermanin Fritz Traun.
Përkundër shqetësimeve financiare, Lojërat Olimpike të vitit 1896 rezultuan si të suksesshme, dukshëm më tepër sesa ato që pasuan në vitin 1900 dhe 1904. Djemtë që morën pjesë në viti 1896 siguruan vendin në histori.