Nga fillimi i këtij muaji, në Prishtinë ka filluar mbjellja e fidanëve në kryeqytet. Kontrata për këto fidanë është nënshkruar në tetor të vitit 2018, ndërkaq 126 mijë e 240 euro është shuma e cila është ndarë për to
Që nga data 1 mars ka filluar mbjellja e fidanëve nëpër kryeqytet. Komuna e Prishtinës ka nisur mbjelljen e tyre në disa lagje të cilat thotë se është më e nevojshme.
Kontrata për mbjelljen e fidanëve është nënshkruar në tetorin e vitit të kaluar, ndërkaq nga sasia e fidanëve e cila është ndarë për t’u mbjellë, në vjeshtë të vitit 2018 u mbollën 892 të tilla.
Ato u mbollën nëpër oborre të shkollave, oborre të çerdheve, oborre të QMF’ve dhe në hapësirën e Fakultetit Teknik.
“Mbjelljet po bëhen në bazë të kontratës në vlerë prej 126,240 euro të nënshkruar në Tetor të vitit 2018. Nga sasia prej 6700 fidanëve, në sezonin vjeshtor janë mbjellë 892 fidanë në lokacionet: në oborre të shkollave, oborre të çerdheve, oborre të QMF-ve; në hapësirat publike në Breg të Diellit, Kalabri, Lakërishtë, Dardani, Ulpianë, Rrugën B dhe hapësirën tek Fakulteti Teknik”, thonë nga Zyra e Mediave e Komunës së Prishtinës.
Deri më tani janë mbjellë 397 fidanë, ndërkaq është planifikuar të mbjellën edhe 5411 të llojeve të ndryshme.
Vendet ku këtë vit ka filluar mbjellja e fidanëve Rruga B, pranë varrezave në Arbëri dhe tek Posta e Vogël në Breg të Diellit, e më pas planifikohet që kjo të vazhdohet edhe në lokacione të tjera.
/“Në mbjelljet e nisura nga dita e djeshme deri në këto momente kur po flasim janë mbjellë 397 fidanë dhe do mbillen edhe 5411 fidanë të tjerë nga shtatë lloje të ndryshme. Zonat ku po mbillen janë në Rrugën B, Arbëri tek varrezat, tek Posta e vogël në Breg të Diellit për të vazhduar në lokacione tjera të kryeqytetit, sipas nevojave. Komuna e Prishtinës do ta vazhdojë në periudhën Mars-Prill edhe kampanjën për të siguruar drunj të rinj nga donacionet dhe si rrjedhojë për mbjelljet e pranverës me gjithë sasinë e siguruar nga donacionet”, thuhet në përgjigjen e komunës. /Express