Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.342 testime për Coronavirus, ndërsa 725 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-274, Prilep – 79, Kavadar – 55, Tetovë – 39, Kumanovë – 34, Ohër – 29, Gjevgjeli – 26, Negotinë – 25, Veles – 24, Shtip -20, Gostivar – 18, Manastir – 16, Strumicë – 13, Koçan – 12, Struga dhe Kriva Pallanka – nga 11 secili qytet, Bogdanci – 6, Krusheva – 5, Resnja – 4, Sveti Nikola, Delçeva, Probishtip, Vinica, Valandovë, Kratovë dhe Demir Kapija – nga 3 secili qytet, Kërçovë – 2, Berovë – 1.
Nga MSH thonë se kanë ndërruar jetë edhe 13 persona, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publi ka regjistruar 215 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 100.632, prej të cilëve 90. 311 janë shëruar, ndërsa 3.098 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (24 shkurt) është 7.223