13 të vdekur e 99 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 24 Gus 2020 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 si dhe 99 raste të reja.

Numri i të shëruarëve është 122 gjatë 24 orëve.

Numri total i rasteve pozitive është 11.848  raste nga 45.397 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 425 raste të vdekjes.  

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.684 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.739.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2  raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme