13 viktima dhe 667 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit

| 09 Nën 2021 | 20:01 | Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut 13 qytetarë kanë humbur betejën me COVID, ndërkaq nga tre mijë e 317 testime të bëra, kanë rezultuar pozitivë 667 qytetarë.

Numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë ka arritur në shtatë mijë e 255. Ndërsa janë shënuar edhe 517 pacientë.

Numri i rasteve aktive në këtë vend është tetë mijë e gjashtë./AlsatM

Të ngjashme