Sot janë bërë 13 vjet prej kalimit në amshim të ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës pas përballjes disa mujore me sëmundjen e kancerit, njofton Klan Kosova.
Rugova ka qenë Presidenti i parë i Kosovës dhe poashtu kryetar i LDK-së, parti që i priu nga themelimi i saj në vitin 1989 e deri në vdekje.
Pas vdekjes së tij timonin e partisë e mori Fatmir Sejdiu që poashtu u zgjodh edhe president i vendit.
Në nderim të jetës dhe veprës të Rugovës sot në Prishtinë te varri i tij do të bëhen homazhe, kurse nga partia që ka drejtuar është organizuar një akademi përkujtimore.