131 studentë përfundojnë me sukses punën praktike në Ministrinë e Financave

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 17:11 | Nga

Në Ministrinë e Financave sot u mbajt ceremonia e ndarjes së Certifikatave të studentëve të Grupit të Dytë (II) nga Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”, Kolegji AAB, Kolegji “ Dardania”, Kolegji “Pjeter Budi” dhe Kolegji “Universum”, të cilët studentë kanë përfunduar punën praktike tremujore ( shtatorë – nëntor 2016) në Ministrinë e Financave, në bazë të Memorandumeve të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP “Hasan Prishtina”, dhe Kolegjeve private të lartpërmendura.

Certifikatat u ndanë për 131 studentët e grupit të dytë, të cilët që nga muaji shtator deri në muajin nëntor kanë qenë të angazhuar në punë praktike në Ministrinë e Financave dhe agjencionet vartëse të saj në Administratën Tatimore, Doganën e Kosovës, si dhe Agjencinë Qendrore të Prokurimit. Në këtë grup të cilët sot përfunduan me sukses punën praktike 107 studentë janë nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ndërsa 24 studentë të tjerë janë nga Kolegjet private.

Në këtë ceremoni përveç studentëve pjesëmarrës ishin edhe zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, dekani i Fakultetit Ekonomik, But Deda, si dhe Dekanët e Kolegjeve private.

Me këtë rast zëvendësministri Agim Krasniqi uroj të gjithë studentët të cilët përfunduan me sukses punën praktike tremujore në Ministrinë e Financave dhe agjencionet vartëse të saj, dhe gjithashtu i përgëzoj ata për performancën dhe profesionalizimin e treguar gjatë punës së tyre 3 mujore në këto institucione.
“Kam kënaqësinë që sot së bashku me Rektorin Marijan Demaj ,dhe dekanët e Kolegjeve private, të shpërblejmë me certifikata 131 studentët e grupit të dytë të cilët me sukses kanë përfunduar punën praktike tremujore në Ministrinë e Financave, Administratën Tatimore të Kosovës, Doganën e Kosovës, si dhe Agjencinë Qendrore të Prokurimit”, tha zëvendësministri Krasniqi.

Ai gjithashtu bëri të ditur se grupi i tretë i studentëve do të fillojnë punën praktike në Ministrinë e Financave dhe agjencionet vartëse të saj, në muajin shkurt 2017 në periudhën tremujore .

Ndërsa, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” Marjan Dema falënderoi Ministrinë e Financave për ketë mundësi të shkëlqyer për studentët e Universitetit të Prishtinës për ngritjen profesionale të tyre dhe gjithashtu uroj të gjithë studentet përfitues nga kjo skeme bashkëpunimi dhe njëkohësisht, kërkoj nga studentet përgjegjësi maksimale profesionale dhe etike në pune për realizmin e qëllimeve të tyre për ngritjen në karrierën.

mf_03-1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme