Ekonomia Online
FUNDIT

14 ditë në Turqi, Vjosa Osmani kthehet nga pushimet

14 ditë në Turqi, Vjosa Osmani kthehet nga pushimet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kthyer nga pushimet dyjavore në detin e Turqisë. Siç mëson lajmi.net, Osmani është kthyer mbrëmë rreth orës 23:00. Paraprakisht, asaj i ishte rezervuar pjesa “VIP” në bazë të protokollit shtetëror. Osmani gjendej që dy javë, saktësisht nga 2 gushti në detin e Turqisë. Presidenca e vendit gjatë gjithë kohës […]

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kthyer nga pushimet dyjavore në detin e Turqisë.

Siç mëson lajmi.net, Osmani është kthyer mbrëmë rreth orës 23:00.

Paraprakisht, asaj i ishte rezervuar pjesa “VIP” në bazë të protokollit shtetëror.

Osmani gjendej që dy javë, saktësisht nga 2 gushti në detin e Turqisë.

Presidenca e vendit gjatë gjithë kohës e ka fshehur faktin se ajo ka shkuar me pushime duke mos iu përgjigjur asnjë interesi të medieve në lidhje me këtë çështje.

Madje gjatë kësaj kohe në profilin e Osmanit ka pasur postime për çështjet aktuale në vend.

Të ngjashme