140 shtetas të Kosovës aktualisht janë në Siri dhe Irak

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 11:51 | Nga

Blerim Rama, nga departamenti kundër terrorizimit në Policinë e Kosovës, gjatë Konferencës Ndërkombëtare Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm që është duke u mbajtur, ka bërë të ditur se momentalisht numri i kosovarëve të cilët janë pjesë e organizatave terroriste është 140.

Ndërsa sipas tij, 75 persona dyshohen se janë aktiv përkrah organizatave terroriste, transmeton “zeri.info”.

“Bazuar në të dhënat grupi i parë i luftëtarëve nga Kosova të cilët kanë shkuar për të i’u bashkangjitur grupeve terroriste ka shkuar në pjesën e dytë të vitit 2012 e tutje. Numri i përgjithshëm i Kosovarëve që kanë udhëtuar për zonat e luftës konsiderohet të jetë 316, në mesin e tyre janë 44 gra dhe 29 fëmije, në këtë numër janë regjistruar edhe 38 qytetarë që kanë nënshtetësi të dyfishtë.

Vlerësohet se momentalisht numri i qytetarëve nga Kosova në zonat e konfliktit është 140, duke përfshirë 75 persona që dyshohen se në mënyrë aktive janë përkrah organizatave terroriste të përcjellur nga gratë dhe fëmijët e tyre. Aktualisht atje janë 38 gra dhe 27 fëmije. Sipas të dhënave që i kemi 58 shtetas të Kosovës të jenë vrarë.

Shumica prej tyre besohet të jenë vrarë nga terroristet për arsye se kanë dashur të ikin. Mosha e qytetarëve të Kosovës të cilët janë vrarë sillet prej 18 deri në 27 vjeç, shumica prej tyre me gjendje të rëndë ekonomike, sociale, shumica prej tyre kanë një edukim të ulët, dhe një pjesë e tyre kanë të kaluar kriminale”, ka thënë Rama

Sipas tij, që nga viti 2013 policia ka arrestuar 127 persona që kanë të bëjnë me terrorizëm.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme