146 staf i UNI-Universum International College ligjërojnë dhe trajnohen në Universitete Evropiane

Prishtinë | 02 Qer 2023 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

UNI- Universum International College po vendos Kosovën në hartën e botës. Ndërkombëtarizimi i Universum i mundëson stafit akademik dhe administrativ të ligjërojnë apo ndjekin punëtori në universitet më prestigjoze në Evropë.

Aktualisht 146 staf akademik dhe administrativ të Universum, po qëndrojnë në 116 Universitete në Evropë në vende si Belgjika, Gjermania, Latvia, Spanja, Polonia, Finlanda, Lituania, Danimarka, Italia, Greqia etj. Gjatë këtij shkëmbimi ata po mësojnë më tepër për praktikat e ndërkombëtarizimit si dhe të prezentojnë punën e #UNI dhe Kosovën.

Përveç stafit të Universum që kanë përfituar shkëmbim në Universitete Evropiane, gjatë muajit maj 72 profesor nga 41 universitete evropiane nga 18 shtete të Evropës dhe Turqisë qëndruan në UNI-Universum International College, organizuan ligjerata/takime me studentët dhe stafin e UNI.

UNI – Universum International College po vendos Kosovën në hartën e botës. Kërko informata https://universum-ks.org/kerko-info/

#UNI është institucion lider no#1 në Ballkan për mundësitë për studime jashtë vendit.

Për më shumë informata rreth mundësive për studime dhe shkëmbim në Universitete Evropiane përmes UNI, kontaktoni në: [email protected] apo telefononi në +383 44 144 062. 

Të ngjashme