Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka dënuar të pandehurit L. M. me një vit e tre muaj heqje lirie, për shkak të veprës penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge.
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar të pandehurit L. M. me një vit e tre muaj heqje lirie, për shkak të veprës penale blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge.
“L.M. në mënyrë të paautorizuar e me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes ka poseduar substanca narkotike të llojit marihuanë në peshë të përgjithshme prej 3 kg e 245.1 gram dhe 1.1 gramë fara të llojit kanabis sativa dhe një peshore, në shtëpinë e tij në Pejë dhe në një aneks të një shtëpie të pabanuar, të cilën e shfrytëzonte i pandehuri. Në dënimin me burg llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe dënim me gjobë në shumë prej katërqind euro si dhe dënim plotësues konfiskim i substancës narkotike. Ai obligohet në emër të shpenzimeve të procedurës penale, gjykatës t’ia paguajë shumën prej 25 euro në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej 25 euro, si dhe në emër të kompensimit për viktimat e krimit shumën prej 30 euro”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.
Pas shpalljes së aktgjykimit, të pandehurit i është ndërprerë paraburgimi dhe i njëjti është lëshuar të mbrohet në liri dhe është detyruar që deri në përfundim të procedurës ta njoftojë gjykatën për çdo ndryshim të adresës.
Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.