Një nënë paralajmëroi prindërit e tjerë të bëjnë kujdes, pasi djali i saj pësoi djegie të gradës së dytë, me vetëm pak orë qëndrimi në plazh.
Laura Daly, nga Britania e Madhe zgjodhi që të postonte fotografitë e djalit të saj i cili pësoi djegie të rënda në trup, pavarësisht se kishte vendosur krem mbrojtës para se të dilte në diell.
Ajo tregoi se i biri 15-vjeçar Rian u dogj kaq shumë sa shkoi në spital për mjekim. Gruaja rrëfeu se kishin vendosur krem mbrojtës, por beson se ishin futur më shpejt seç duhet në ujë.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, Laura tha për të gjithë prindërit që të bëjnë kujdes dhe të presin derisa trupi ta ketë thithur kremin përpara se të futen në det.
Edhe ekspertët sugjerojnë që të lyheni dy herë me krem mbrojtës përpara se të largoheni nga shtëpia, nëse planifikoni të rrini për një kohë të gjatë në diell, sidomos në një periudhë të tillë shumë vende përballen me temperatura përvëluese.