Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde ka shkruar sot për darkën që ka pasur mbrëmë me kryeministrin Kurti dhe disa ministra të Qeverisë, me rastin e 15 vjetorit të vendosjes së raporteve bilaterale në mes të Gjermanisë dhe Kosovës.
Rohde ka thënë se Gjermania do të vazhdojë t’i ofrojë Kosovës mbështetje, këshilla dhe kritika konstruktive.
“Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbështetje, këshilla dhe kritikë konstruktive. Objektivi ynë i përbashkët: Ta bëjmë Kosovën një storie suksesi”, ka shkruar Rohde.