I dashuri i ri i Rita Orës

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 11:06 | Nga

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora po arrin çdo ditë e me shumë sukses në arenën ndërkombëtare.

Por duket se edhe në jetën personale këngëtarja po qëndron mirë.

Mediet e huaja këto ditë kanë shkruar se Rita ka filluar një lidhje të re dashurie.

Ajo ka filluar një lidhje me djalin e rokerit të famshëm të Rolling Stone Ronnie Wood, Tryone.

Është raportuar se 33-vjeçari e njeh Ritën që nga viti 2016, por që vetëm tani ka filluar të ketë kontakte me të.

Një burim pranë çiftit ka thënë për gazetën The Sun, se dyshja ka kohë që njihen vetëm së fundi kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

“Janë shumë mirë bashkë. Mes tyre po funksionon dhe kanë shkuar me pushime bashkë”.

Ndërsa kjo gazetë po ashtu shkruan se ky burim, ka thënë për ta që Rita e pëlqen Tyone-n sepse, përkundër disa ish të dashurve të saj, ai është një djalë që di të rrijë në një lidhje me një vajzë të vetme dhe se nuk është i uritur për famë.

26-vjeçarja kohë më parë kishte pasur një lidhje me vëllain e Kim Kardashian, Rob, me të cilin ishte ndarë në më pak se një vit.

Ajo gjithashtu pati një shkëndijë edhe me reperin ASAP, i cili më pas publikoi një këngë në të cilën fliste hapur për intimitetin e dyshes.

Sa i përket anës profesionale, Rita së fundmi kishte publikuar videoklipin e saj të ri “Your Song”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme