Një koalicion prej 16 shteteve amerikane të prira nga Kalifornia, kanë paditur administratën e presidentit Donald Trump për vendimin e tij që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për të mbledhur fonde për ndërtimi e murit me Meksikën.
Padia është dorëzuar në gjykatën e Distriktit verior të Kalifornisë. Ajo vjen pak ditë pasi Trumpi shpalli gjendje emergjente për të shmangur Kongresin dhe të sigurojë fonde për projektin që ishte premtim kryesor i fushatës.
Demokratët kanë premtuar se do ta kontestojnë vendimin “duke përdorur çdo mjet të mundshëm”, transmeton Koha.net.
Kryeprokurori i Kalifornisë, Xavier Becerra, ka thënë se demokratët po e padisin Trumpin për të bllokuar keqpërdorimin e pushtetit të presidentit”.
Padia e dorëzuar të hënën në gjykatë synon që të arrijë urdhër për të ndalur Trumpin për të mos e shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.