Deri në orën 21:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 16 aplikime nga subjektet politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) – 27 kandidatë;
Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 13 kandidatë për deputetë;
Srpsa Lista – 17 kandidatë për deputetë;
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – 13 kandidatë për deputetë;
Gradjanska Iniciativa Gore (GIG) – 6 kandidatë për deputetë;
Samostalna Liberalna Stranka (SLS) – 13 kandidatë për deputetë;
Nova Demokratska Stanka (NDS) – 60 kandidatë për deputetë;
Stranka Demokratske Akcije (SDA) – 9 kandidatë për deputetë;
Esmir Kasi (Kandidat i Pavarur) – 1 kandidatë për deputetë;
Pokret za Gora – 6 kandidatë për deputetë;
Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) – 7 kandidatë për deputetë;
Koalicija ‘Sloboda’ – 8 kandidatë për deputetë;
Partia Demokratike Ashkali e Kosovës (PDAK) – 50 kandidatë për deputetë;
Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 48 kandidatë për deputetë;
Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI) – 38 kandidatë për deputetë;
Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 30 kandidatë për deputetë;
Danush Ademi nga Partia e Ashkalinjëve tha se kanë dorëzuar listën e tyre pwr deputetë me 50 kanditatë, duke thënë se presin fitore.
“Ne jemi Partia Demokratike e Ashkalinjëve të Kosovës. Kemi listën me 50 kandidatë, ku kemi përzgjedhë më të mirët dhe presim fitore”, tha ai.
Nga Partia Liberale Egjiptiane u dorëzuan 48 kandidatë.
“Jemi prej Partisë Liberale Egjiptiane, parti parlamentare që përfaqeson komunitetin egjiptian dhe kemi 48 kandidatë në listë”.
Ndërsa nga Partia e Ashkalinjëve të Integruar u dorëzuan listat me 38 kandidatë për deputetë.