16 të vdekur dhe 827 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

16 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga Coronavirusi,  ndërsa janë regjistruar 827 raste të reja.

Sipas njoftimit janë testuar 5.049 qytetarë, ndërsa të shëruar janë 518.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (87, 71, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (58, 82 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (72, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Kamenicë 1 rast (79 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Obiliq 1 rast (62 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Viti 1 rast ( vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 83.012 raste nga 389.791 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.776 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 68.601 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.635.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 274 raste, Gjilan 66 raste, Prizren 54 raste, Vushtrri 50 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Pejë 39 raste, Lipjan 34 raste, Gjakovë 33 raste, Kamenicë 33 raste, Ferizaj 29 raste, Mitrovicë 25 raste, Klinë 24 raste, Obiliq 23 raste, Podujevë 22 raste, Viti 16 raste, Deçan 11 raste, Drenas 8 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 7 raste, Suharekë 7 raste, Skenderaj 6 raste, Shtime 4 raste, Dragash 3 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit dhe Partesh.

Të nderuar qytetarë!

Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 827 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 274 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 16 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme