Policia njofton se sot ka marrë informacionin se në rrugën “Isa Kastrati”, saktësisht në një shkollë, ka ndodhur një sulm fizik.
Në raportin e policisë nuk saktësohet profesioni i punëtorit të sulmuar.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes, kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku kanë hasur viktimën:
B. K, mashkull, 58 vjeç, i cili ishte sulmuar në zyrën e tij.
Lidhur me këtë rast policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar:
• E. M, mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
Ndaj të dyshuarit pas intervistimit si dhe marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë procedurat e nevojshme procedurale.