169 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 39 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 12 Sht 2021 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht po trajtohen 169 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit, thuhet se prej tyre 152 pacientë janë në trajtim me Oksigjenoterapi, 9 janë në CPAP dhe 39 të tjerë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 2 pacientë.

Nga spitali kanë bërë thirrje për vaksinim për të mbrojtur vetën dhe të tjerët.

Të ngjashme