17 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 14 Jan 2020 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit kanë ngritur 17 aktakuza kundër 20 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një (1) person të dyshuar, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë datës 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhënia e ndihmës pas kryerjes se veprës penale”.

I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Vjedhje e shërbimeve”.Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit e ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 2 (dy) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme