17 mijë veta nga Ballkani me leje pune në Gjermani

Prishtinë | 12 Tet 2016 | 14:39 | Nga

Rregullorja e veçantë për emigrantët e punës nga shtetet e Ballkanit Perëndimor kishte hyrë në fuqi në tetor të vitit 2015. Ajo parashihte që edhe punëtorët pa kualifikime të veçanta në vendet e tyre të mund të kërkojnë dhe të marrin një leje për punë në Gjermani.

Numri i azilkërkuesve që vijnë në Gjermani nga vendet e Ballkanit perëndimor, pas shpalljes së këtyre shteteve si vende të sigurta të prejardhjes, ka pësuar rënie të madhe. Por, në të njëjtën kohë gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2016 ka pasur një lëvizje ndryshe, shkruan ntv.de.

17.184 veta kanë ardhur gjatë këtyre gjashtë muajve në rrugë legale nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi për të punuar në Gjermani.

Këtë deklaratë e ka dhënës sot Thomas Liebig nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik). Rregullorja e veçantë për migrantët e punës nga shtetet e Ballkanit Perëndimor kishte hyrë në fuqi në tetor të vitit 2015. Ajo parashihte që edhe punëtorët pa kualifikime të veçanta në vendet e tyre të mund të kërkojnë dhe të marrin një leje për punë në Gjermani.

Për azilkërkuesit kjo e drejtë vlente vetëm në rast se ata do të tërheqin mbrapa kërkesën e tyre për azil dhe do ta lëshojnë Gjermaninë menjëherë.

Disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2015 qëndronin në listën e 10 vendeve kryesore të prejardhje së refugjatëve ne Gjermani.

Ndërsa në gusht të vitit 2016 në këtë dhjetëshe bënte pjesë vetëm Shqipëria.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme