17 të dyshuar arrestohen për vrasjen e presidentit të Haitit

Prishtinë | 09 Kor 2021 | 08:15 | Nga Ekonomia Online

Shtatëmbëdhjetë të dyshuar janë arrestuar në lidhje me vrasjen e presidentit të Haitit, 15 prej tyre nga Kolumbia, thanë të enjten zyrtarët haitianë.

Shefi i Policisë Kombëtare të Haitit shtoi se tre të dyshuar të tjerë u vranë dhe tetë të tjerë ishin në arrati, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Të dyshuarit e ndaluar dhe u detyruan që të parakalojnë para mediave në kryeqytetin, Port-au-Prince.

Duke folur në Bogota, ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë tha se raportet fillestare tregonin se të dyshuarit e identifikuar si kolumbianë ishin anëtarë në pension të ushtrisë kombëtare.

Ai tha se qeveria kishte nxitur ushtrinë dhe policinë të bashkëpunojnë plotësisht me hetimin.

Të ngjashme