Google dihet se i ka shumë në qejf inxhinierët e vet.
Por ka shumë më shumë punë për ta mirëmbajtur Google-n se sa vetëm programimi, e për këtë gjiganti teknologjik është i gatshëm që të paguajë shumë para për kandidatët më të mirë, pavarësisht nga fusha, transmeton koha.net
Businessinsider ka gjetur se cilat janë 17 vendet e punës që paguhen më së shumti në Google.
Që nga drejtori i marketingut e deri te drejtori i inxhinierëve, këto janë 17 vendet e punës që paguhen më së shumti në Google.
17 – Përgjegjës për shitjet online e menaxheri – 165 mijë dollarë (vjetore)
16 – Menaxher i lartë financiar – 166,5 mijë dollarë
15 – Shef i zhvillimeve softuerike – 171 mijë dollarë
14 – Shef për hulumtime shkencore – 172 mijë dollarë
13 – Menaxher i strategjisë së shitjeve – 173 mijë dollarë
12 – Menaxher teknik i programeve – 174,5 mijë dollarë
11 – Staf i dizajnerëve të përvojës së përdoruesve – 184,7 mijë dollarë
10 – Menaxher i produkteve lll – 184 mijë dollarë
9 – Menaxher i inxhinierëve ll – 192 mijë dollarë
8 – Staf i inxhinierëve softuerikë – 200 mijë dollarë
7 – Menaxher i lartë i produkteve – 201 mijë dollarë
6 – Menaxher i lartë i inxhinierisë softuerike – 205 mijë dollarë
5 – Shef i marketingut – 234,7 mijë dollarë
4 – Inxhinier i lartë i softuerëve, që zakonisht janë edhe shefat e produkteve më të mëdha të kompanisë, si Youtube, AdWords e të tjera – 242,5 mijë dollarë
3 – Drejtorët – 247,5 mijë dollarë
2 – Menaxheri i produkteve të grupit – 253,9 mijë dollarë
1 – Drejtori i inxhinierisë – 283,5 mijë dollarë