17 -vjeçari që vdiq dje në Prizren, punonte për ta financuar shkollimin

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 13:21 | Nga

Lajmi për vdekjen e 17-vjeçarit S.A, në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme në fshatin Mushnikovë të Prizrenit ka tronditur të gjithë. Djali i hasretit në familjen Alija nga fshati Lubizhdë po ndiqte shkollimin në Medrese, në të njejtën kohë po punonte edhe në fabrikën e stiroporit “SatStyro” për të financuar shkollimin. Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 17:00, shkruan Gazeta Express.

Mësohet se djaloshin e ka marrë mikseri që e pren storoporin dhe nga trupi i tij ka mbetur shumë pak.

Gazeta Express mëson se S.A (emër i njohur për redaksinë), ishte në vitin e dytë në Medrese, ishte djali i vetëm në familje dhe kishte dy motra.

Dikush nga famlijraët e tij i tha shumë shkurtë T7-ës, se S.A punonte për të paguar shkollimin. Ndërsa prindërit nuk kanë mundur të prononcohen për shkak të gjendjes së rëndë emocionale.

Policia kishte dalur në vendin e ngjarjes dhe ky rast po cilësohet si vdekje aksidentale. Me këtë rast po merret edhe Prokuroria.

Zyrtarë nga kompania ne të cilën humbi jetën 17 vjeçari kanë ngushëlluar familjen, ndërsa ata nuk i janë përgjigjur thirrjeve të mediumit për të mësuar më shumë për këtë ngjarje të rëndë.

As Inspektorati i Punës nuk i është përgjigjur thirrjeve. Nuk dihet nëse deri më tani është marrë ndonjë vendim për gjobë ndaj kompanisë në fjalë.

Numri i punëtorëve që po humbin jetën në vendin e punës është duke u rritur si dukuri në vendin tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme