Vlera e kredive të ndara nga institucionet financiare që operojnë në Kosovë është rritur këtë vit. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), 171 milionë euro kredi janë ndarë nga këto institucione që nga fillimi i këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.
Në anën tjetër, njohës të ekonomisë kanë ngritur shqetësime lidhur me formën e operimit të tyre.
Ligjëruesi i ekonomisë, Naim Gashi, ka thënë se një pjesë e institucioneve funksionojnë si organizata joqeveritare, gjë që e vështirëson kontrollin e BQK-së ndaj tyre. Ndërkaq ka theksuar se niveli i kamatave që ato ofrojnë është pothuajse i papërballueshë