PDK zyrtarizon Kujtim Gashin për kryetar të Kamenicës

Kamenicë | 27 Gus 2017 | 18:12 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur që kandidat i saj për kryetar të ardhshëm të Komunës së Kamenicës të jetë, Kujtim Gashi, aktualisht nënkryetar i degës së PDK-së në Kamenicë dhe pjesë e strukturave të degës së PDK-së në Kamenicë, që nga themelimi.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se Komuna e Kamenicës ka nevojë më shumë se kurrë për një kryetar me përvojë qeverisëse në nivel lokal dhe qendror, për të hartuar plane e projekte zhvillimore, të cilat do të kenë mbështetjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organizatave partnere ndërkombëtare që punojnë në Kosovë.

Duke punuar qe disa vite srejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, ndërsa më parë drejtor i Administratës në Komunën e Kamenicës, profesor për disa vite në Shkollën e Mesme Teknike “Andrea Durrësaku” dhe në Gjimnazin “Ismail Qemali”, Kujtim Gashi e njeh më së miri atë çfarë i duhet qytetarëve të Komunës së Kamenicës në mandatin e ardhshëm qeverisës, thuhet në një komunikatë për medie të PDK-së.

Vendimi i Partisë Demokratike të Kosovës për kandididaturën e Gashit thuhet se është mbështetur nga kryetari i degës së PDK-së në Kamenicë, Emin Krasniqi – themelues i degës së PDK-së në Kamenicë. Ai ka premtuar se do ta mbështesë pa rezervë Gashin dhe kandidatët e PDK-së për Kuvendin Komunal.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Kamenicës, Kujtim Gashi është doktorant në fushën e qeverisjes elektronike në Universitetin Publik të Tiranës.

Gashi gëzon një mbështetje të plotë nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike dhe Kosovës, ndërsa më 22 tetor, qytetarët e Komunës së Kamenicës, pa dallime partiake do ta mbështesin dhe votojnë atë për kryetar në mandatin e ardhshëm qeverisës, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme