18 gjëra që njerëzit e fortë mendërisht i bëjnë gjithmonë
Prishtinë | 22 Sht 2016 | 21:29 | Nga
- Ata vazhdojnë përpara. Nuk harxhojnë duke ndjerë keqardhje për veten.
- Ruajnë kontrollin. Nuk heqin dorë nga fuqia që kanë.
- Përqafojnë ndryshimin. Ata i mirëpresin sfidat.
- Qëndrojnë të lumtur. Ata nuk ankohen. Nuk harxhojnë energji me gjëra mbi të cilat s’kanë kontroll.
- Ata kanë mirësi, janë të drejtë, dhe nuk kanë frikë të flasin. Nuk shqetësohen se si të kënaqin të tjerët.
- Janë të gatshëm të ndërmarrin risqe të llogaritur. Peshojnë risqet dhe përfitimet para se të veprojnë.
- E investojnë energjinë në të tashmen. Nuk mbesin në të kaluarën.
- Pranojnë përgjegjësi të plotë për sjelljen e tyre në të shkuarën. Nuk përsërisin vazhdimisht të njëjtin gabim.
- Ata festojnë sukseset e të tjerëve. Nuk u vjen keq për këtë sukses.
- Janë të gatshëm të dështojnë. Nuk heqin dorë pasi dështojnë. E shohin cdo dështim si një shans për t’u përmirësuar.
- E shijojnë kohën kur janë vetëm. Nuk kanë frikë nga vetmia.
- Janë të përgatitur që të punojnë dhe të kenë sukses me meritën e tyre. Nuk mendojnë se bota u ka ndonjë borxh.
- Kanë qëndrueshmëri. Ata nuk presin rezultate të menjëhershme.
- I vlerësojnë herë pas here gjërat bazë ku besojnë dhe i modifikojnë kur nevojitet.
- E shpenzojnë mençurisht energjinë mendore. Nuk harxhojnë kohë me mendime joproduktive.
- Mendojnë me produktivitet. I zëvendësojnë mendimet negative, me mendime produktive.
- E tolerojnë parehatinë. I pranojnë ndjenjat e tyre, pa u kontrolluar prej tyre.
- Reflektojnë përditë për progresin që bëjnë. Marrin kohë për të konsideruar atë që kanë arritur dhe ku po shkojnë.