18 pacientë po trajtohen në Spitalin e Pejës nga COVID-19, 5 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë trajtuar 18 pacientë që janë të prekur me Covid-19, dhe prej tyre 13 po trajtohen me oksigjeno terapi, ndërsa 5 janë në gjendje më të rëndë.

Ndërkohë në raportin ditor të këtij spitali bëhet e ditur se në tërësi kanë qenë 202 pacientë që kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, ndërsa17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

184 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,579 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 111 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 71 Rëntgena,25 EHO dhe 15 CT-ja.

3 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindjet kanë qenë normale dhe kanë lindur 3 foshnje të gjinisë femërore.

2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Të ngjashme