18 personave po u bëhen analizat për Coronavirus në QKUK, rezultatet pasdite

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Infektive të QKUK’së për momentin janë duke u trajtuar 13 kosovarë  të cilët janë infektuar me koronavirus. Në mesin e tyre janë dy persona të moshuar, njëri 77 e tjetri 85-vjeçar. Gjendja e këtyre dyve, bashkë me të tjerët është stabile. Ndërkohë 18 persona të tjerë që nga mbrëmë janë ndalur si të dyshuar për infektim me koronavirus. Mostrat e këtyre personave janë dërguar në IKSHP për analizë. Rezultatet pritet që të dalin sot gjatë pasdites.

Një 85-vjeçar është kosovari më i vjetër i infektuar me koronavirus. Ai gjendet në Klinikën Infektive duke u trajtuar. Ndërkohë gjendja e tij sipas infektologëve të QKUK’së është stabile.

“Në Klinikën Infektive për momentin në trajtim i kemi 13 persona. Gjendja e këtyre të gjithëve është stabile. Dy të moshuar i kemi në trajtim si të infektuar me koronavirus, COVID-19. Bëhet fjalë për një 85-vjeçar dhe për një 77-vjeçar. Gjendjen e kanë stabile për momentin”, ka thënë për Express, Valbon Krasniqi, infektolog në QKUK.

E ndërkohë janë rreth 18 persona të rijnë, që janë pranuare që nga dje në Klinikën Infektive si të dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

Analizat për të njëjtit pritet që të dalin sot gjatë ditës.

“Kemi vazhdimisht persona të rinjë që po vijnë për kontrolle. Mirëpo që nga dje për analiza i kemi ndal rreth 18 persona. Rezultatet pritet që ti kemi sot”, ka deklaruar Krasniqi.

Megjithëkëtë, në ambientetet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik është duke u punuar për rastet e reja. Era Pireva nga IKSHP, deklaroi për Express se rezultatet pritet që të dalin sot në orët e para të mbrëmjes.

“Jemi duke punuar. Rezultatet si zakonisht pritet që të dalin sot pasdite”, i than Expressit Pireva.

Ndërkaq, nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 319 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme