18 shkaqet që dërguan në vlerësimin e dobët të PISA-s dhe 20 propozime se si mund të rritet cilësia e arsimit në Kosovë!
- Diplomat blihen me shumicë në treg;
- Provimet kalohen me skripta;
- Pyetjet në provime në shumicën e rasteve janë të njejta pothuajse në secilin afat;
- Shumica e profesorëve universitar pensionohen dhe ende nuk kanë asnjë libër të botuar;
- Pranimi në universitet me korrupsion e nepotizëm;
- Studentët mbushin muret dhe tavolinat me përgjigje të testeve;
- Bibliotekat të zbrazura e kafiteritë të mbushura me studentë;
- Përzgjedhja e mësuesve, arsimtarëve
e profesorëve bëhet në bazë të përkatësive partiake; - Ekonomisti ligjëron Drejtësinë, filozofi Psikologjinë e biologu Gjeografinë;
- Një profesor mbanë deri në 5 vende pune njëkohësisht;
- Mësim e jo edukim;
- Punë praktike në minimum;
- Shitblerje të notave;
- Ngacmime dhe kushtëzime seksuale;
- Vlerësim i mirësjelljes e jo i dijes( hajt një 5-she se i urtë është);
- Droga e pasiguri në shkolla;
- Numër masiv i studentëve në ligjerata;
- Nxënësit duan nota, jo dije;
P.s Pa tendenca gjeneralizuese.
Çka duhet të bëjmë në ngritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë?
- Depolitizimi i sistemit arsimor, partitë politike të qëndrojnë larg universiteteve;
- Rivlerësim i gjithë mësimdhënësve në Kosovë, për të matur aftësitë e tyre nëse janë konform lëndës që ligjërojnë;
- Pranimi i mësimdhënësve të bëhet nga niveli qëndror, në bashkëpunim edhe me këshillin e prindërve dhe atë të nxënësve. Në asnjë mënyrë drejtoritë e arsimit në komunat e Kosovës nuk guxojnë të përzgjedhin mësimdhënësit, pasi që kjo bie ndesh me pavarësinë politike të shkollës;
- Inspektim strikt i punës së mësimdhënësve gjatë orarit mësimor nga ekspertët e arsimit;
- Mësimdhënësit të cilësohen si arkitekt të shoqërisë dhe jo militantë të partive politike;
- Reduktim i numrit të studentëve në fakultete;
- Më shumë punë praktike në fakultete;
- Motivim më të madh për nxënësit dhe studentët për punë hulumtuese dhe arritje të rezultateve të larta në mësimnxënie;
- Përkrahje më e madhe për profesorët universitar për botime dhe hulumtime shkencore;
- Numër më të madh të bursave studimi në vëndet e zhvilluara të botës;
- Shkollat të kenë psikolog dhe sociolog, për të pasur një disiplinë me të madhe tek nxënësit dhe reduktim të sjelljeve devijante;
- Biblioteka në secilën shkollë dhe qytet të Kosovës;
- Dënime të larta për nxënësit dhe studentët që kopjojnë në teste, fakulteti nuk është vend për të gjithë, për këtë si alternativë janë shkollat profesionale;
- Më shumë literaturë shkencore, universitare të përkthyer në gjuhën shqipe;
- Një profesor me një vend pune, duke qëndruar në shkollë e universitet dhe jo në Qeveri apo vend tjetër të punës;
- Përpilim i duhur i testeve, duke matur saktë njohuritë e nxënësve e studentëve, duke evituar përsëritjen e testeve me pyetje të njëjta në afate të provimeve;
- Një vlerësim më real dhe më disiplinor i maturës shtetërore;
- Vlerësimi i studentëve me pyetje të mbyllura në provime të zëvendësohet me forma tjera të matjes së njohurive;
- Grupe të vogla të studentëve në ligjërata dhe ushtrime në mënyrë që asnjë student mos të kalojë pa shprehur aftësitë e saj/tij;
- Programe cilësore të orientimit në karrierë dhe pranim të studentëve në fakultet konform kërkesave të tregut, në mënyrë që studentët e diplomuar të punësohen pasi të përfundojnë studimet.