Me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi në Serbi, familja Bytyçi, përmes një deklarate ka përkujtuar këtë përvjetor të hidhur, transmeton Koha.net.
Vëllezërit Bytyçi, shtetas amerikanë me origjinë nga Kosova, janë vrarë nga pjesëtarë të policisë serbe pasi më parë ishin arrestuar “për kalim ilegal të kufirit”.
Familja, përmes deklaratës ka kërkuar nga organet kompetente të Serbisë zbardhjen e kësaj vrasjeje.
Ky është teksti i plotë i deklaratës të familjes Bytyçi:
Tetëmbëdhjetë vjet më parë, tre nga djemtë dhe vëllezërit tanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi u torturuan, ekzekutuan e më pas u hodhën në një varr masiv në Serbi.
Vrasësit e tyre i dinin dy gjëra për ta- që ata ishin kosovar, shqiptar dhe amerikan.
Por familja jonë i njihte si fëmijë e vëllezër të dashur, besnikë, të turpshëm e të kënaqur, që e donin shumë Amerikën dhe u shpërngulën atje nga tragjedia e fundit e papërshkrueshme në Kosovë, madje edhe nga tragjedia në oborrin e nënës së tyre.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, javën e ardhshme do të vizitojë Washington D.C, pjesë e një vizite në Shtëpinë e Bardhë me nënpresidentin Mike Pence.
Pasi i treguam ambasadorit amerikan Kyle Scott dhe familjes sonë që ndihemi “të turpëruar” për ta pyetur për të dyshuarin, Goran “Guri” Radosavjevic, presidenti Vuçiç, ka shumë për t’u përgjigjur.
Ai vazhdimisht pati pretendime boshe për të zgjidhur këtë çështje, vetëm për të mbrojtur Radosavljeviqin.
Ai ka refuzuar t’i përgjigjet kërkesës sonë për përditësime në këtë rast për gati dy vjet, vetëm për të mbrojtur Radosavljeviqin.
Ai ka hedhur poshtë gabimisht “provat e reja” para pikave të rëndësishme diplomatike, vetëm për të mbrojtur Radosavljeviqin.
Ai nuk ka ndërmarrë hapa të besueshëm për të inkurajuar dhe mbrojtur dëshmitarët, vetëm për të mbrojtur Radosavljeviqin.
Ai ka rrezikuar reputacionin e Serbisë dhe të tijën, vetëm për të mbrojtur Radosavljeviqin.
Presidenti Vuçiq, nuk ka asgjë për të cilën ne duhet të turpërohemi.
“Meqenëse Guri Radosavljeviqin është kaq i rëndësishëm për ju, ne e kemi një ofertë: Sillni Gurin në Washington. Sillni atë të takohen me zëvendëspresidentin Pence dhe zyrtarët tjerë të çdo dege të qeverisë. Në fakt, ne do t’ia blejmë tiketën”.