19 nxënës vdesin nga zjarri që përfshiu një shkollë në Indi

Prishtinë | 25 Maj 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

19 nxënës kanë vdekur në qytetin Surat të Indisë, kjo pasi objekti i shkollës së tyre është përfshirë nga zjarri.

Sipas BBC, kështu kanë thënë zyrtarët shtetëror të atjeshëm, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa edhe 20 nxënës tjerë janë lënduar dhe janë duke u trajtuar në spitalin në Gujarat.

Deri tani akoma nuk dihet arsyeja se pse kjo shkollë është përfshirë nga zjarri, por janë duke u bërë hetimet.

Kryeministri i vendit, Narendra Modi,  ka thënë se është i shqetësuar nga kjo tragjedi që ka ndodhur.

“Ngushllimet  e mia për të gjitha familjet. Shpresoj që të plagosurit do të shërohen shpejtë”.

“Kam kërkuar nga qeveria e Gujaratit dhe autoritetet lokale që të sigurojnë të gjitha gjërat që kanë nevojë njerëzit”, ka shkruar Modi në Twitter.

Të ngjashme