Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 19 persona si pasojë e Covid-19, ndërsa janë regjistruar 541 raste të reja pozitive me koronavirus.
Rastet pozitive janë regjistruar nga testimi i 2789 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 521 pacientë.
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 112.646 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 3.319 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 97.687, ndërsa janë 11.640 raste aktive.