Ligji i ri në Maqedoninë e Veriut për të dielën si ditë jo pune, punëtorët kërkojnë mëditje të larta

Prishtinë | 07 Jan 2022 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

Punëtorët që punojnë gjatë festave duhet t’u paguhet mëditje të paktën 250%, apelojnë nga Lidhja e Sindikatave. Nga e hëna do të dorëzojnë denoncime në inspektoratin e punës, i cili do të duhet të kontrollojë nëse punëtorët kanë marrë mëditje për ditët e festave. Sindikata u bën thirrje punëtorëve që të denoncojnë nëse nuk u janë paguar mëditjet.

“Nëse punojnë në ditët e festave u takon mëditje prej 250%, pra që do të thotë edhe një mëditje për kolegun që rri në shtëpi dhe paguhet për ditën e punës, një mëditje të rritur për 50%. Kjo e drejtë është e rregulluar me kontratën e përgjithshme kolektive në sektorin privat dhe si e tillë zbatohet pa marrë parasysh se Ligji për tregtinë parasheh që mëditja duhet të jetë më e lartë deri në 100 për qind”- deklaroi Sllobodan Trendafilov- Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sot dhe nesër është ditë jo pune, përkatësisht festë fetare dhe shtetërore dhe duhet të jenë ditë jopune sipas Ligjit për tregti, përveç përjashtimeve. Inspektorati shtetëror i punës sqaron se pagesa e mëditjes është e detyrueshme. Pasi sot është festë fetare, lejohet tregtia me pakicë dhe me shumicë, por nesër nuk lejohet të punojnë marketet dhe dyqanet.

“Punëdhënësit në festat fetare mund të bëjnë biznes me pakicë dhe shumicë dhe u kërkohet të paguajnë mëditje pushimi për çdo orë të kaluar në punë. Ndërsa në të gjitha festat shtetërore që janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët, punëdhënësit nuk lejohen të ushtrojnë aktivitet për shitje me shumicë dhe pakicë përveç përjashtimeve të parapara me Ligjin për Tregti”- thonë nga Inspektorati Shtetëror i Punës.

Sipas Ligjit të Tregtisë në ditët e festave shtetërore, mund të punojnë dyqanet ose kioskat për shitjen e akulloreve, ëmbëlsirave, luleve, qendrat e mbyllura tregtare, qendrat tregtare si stenda për festivale, panairet, koncertet etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme