19 të vdekur nga sulmi në një banesë të Ukrainës

Prishtinë | 11 Kor 2022 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Numri i të vdekurve nga sulmi në një banesë në Ukrainë ka shkuar në 19.

Shërbimi Shtetëror i Urgjencës i Ukrainës ka dhënë tjetër përditësim mbi operacionin e shpëtimit në një ndërtesë apartamentesh në Chasiv Yar.

Tetë persona janë shpëtuar nga rrënojat.

Një raketë goditi ndërtesën pesëkatëshe të shtunën, por përpjekjet e shpëtimit kanë vazhduar edhe sot.

Autoritetet ukrainase më herët thanë se kishin bërë kontakte zanore me disa nga të mbijetuarit ende të bllokuar, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme