Një 19 vjeçar nga Lipjani është gjetur pa shenja jete në një garazh, në fshatin “Hallaq i Madh” të Lipjanit.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, si dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.