19-vjeçari u vra nga shoku, familja Dubova nga Obiliqi falë gjakun (Video)

Prishtinë | 10 Kor 2016 | 20:40 | Nga

Familja Dubova nga fshati Lajthishtë e Obliqit po pret miq për kryeshnosh. Kjo familje mbeti pa djalin e vetëm të tyre, Flamurin, i cili la pas vetes 5 motra, pasi u qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, 16-vjeçar.

E një orë para ceremonisë së varrimit, në varreza filluan të vijnë të afërmit e familjes.

Ndërsa, fjalën e dhënë kjo familje e qojë deri në fund.

Pas pajtimit mes Dubovasve dhe Terbunjasve, vazhdoi ceremonia e varrimit me të gjitha ritet fetare në prezencë të të dyja familjeve.

E në fund të saj, familjarët dolën që t’i presin të pranishmit për ngushëllime, rendi i të cilëve ishte mjaft i gjatë.

Pavarësisht pajtimit të dy familjeve, policia në Obiliq, ka arrestuar dy persona të përfshirë në këtë rast. I pari për vrasje e i dyti për armëmbajtje pa leje. Hetimet për vrasjen e Flamur Dubovës, po i vazhdon departamenti për krime të rënda, në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme