19-vjetori i themelimit të AAK-së

Prishtinë | 04 Maj 2019 | 15:00 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë 19 vjet nga themelimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka falënderuar të gjithë ata që kanë besuar në këtë parti për gjithë këto vite.

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Një rrugëtim jo të lehtë e filluam 19 vjet më parë, me dëshirën më të madhe t’i sjellim këtij vendi më të mirën e mundshme.

Të prirë nga një njeri që sakrificën për atdhe nuk e ndali me luftën për çlirim, sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, po shënon ditët më të suksesshme të qeverisjes.

Falemnderit të gjithë juve që besoni në AAK-në për 19 vjet rresht!

Nuk ndalemi!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme