Tri ditë para se të përmbyllet viti, një vrasje e rëndë tronditi Kosovën.
Mëngjesin e 29 dhjetorit në Gjilan polici me inicialet V. H. me armën e tij zyrtare shtiu në drejtim të viktimës L. S., ku nga plagët e marra në kokë në vendin e ngjarjes ndërroi jetë, L. S.
Ngjarja tragjike ndodhi pas një aksidenti trafiku ku ishin të përfshirë polici dhe tashmë i ndjeri L.S.
Por kjo nuk është vrasja e vetme që ndodhi në vendin tonë në 2019-ën.
Në Kosovë ndodhën gjithsej 19 vrasje, ku sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ato kanë shënuar rënie prej rreth 40 përqind në krahasim me vitin e kaluar pasi u evidentuan 32 vrasje.
“Si rezultat i angazhimeve policore dhe bashkëpunimit me qytetarë, në rënie janë evidentuar edhe veprat tjera penale si: Lëndimet trupore, vjedhjet dhe grabitjet”.
Pos vrasjeve, gjatë këtij viti jetën e kanë humbur 103 persona në aksidente trafiku.
Hoxha bërij me dije për klankosova.tv se gjatë këtij viti janë shkaktuar 14552 aksidente, ku 90 prej tyre ishin aksidentale dhe vdiqën 103 persona.
“Përderisa gjatë kësaj periudhe të vitit në vendin tonë kanë humbur jetën mbi 100 persona si pasojë e pakujdesisë në drejtimin e automjeteve apo në çfardo forme tjetër të pjesmarrjes në trafik, Policia e Kosovës vlerëson se është e nevojshme që të kemi një angazhim edhe me të madh ndërinstitucional dhe masa proaktive dhe aktive duhet ndermirren në vazhdimësi për të krijuar rrethana më të favorshme që numri i aksidenteve, në veqanti i atyre me fatalitet të reduktohet edhe më tej”.
“Shtatë persona më pak kanë humbur jetën këtë periudhë të vitit sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, megjithatë numri i aksidenteve fatale mbetet shqetsues”.
Ai më tej theksoi se pakujdesia, përqendrimi i pamjaftueshëm dhe tejkalimi i shpejtësisë mbeten ndër shkaktarët e humbjes së jetëve njerëzore nëpër rrugët e Kosovës.
“Drejtuesit e automjeteve janë bartës kryesor të përgjegjësive gjatë pjesmarrjes në trafik dhe të njëjtit duhet të jenë mjaftë të matur dhe vigjilent sepse përveq rrezikimit të të tjerëve jo rrallë edhe vetë ata janë pjesë e statistikave fatale”.
“Policia si autoritet i zbatimit të ligjit po punon me përkushtim permes planifikimeve operacionale, fushatave etj, për reduktimin në vazhdimësi të aksidenteve dhe njëkohësisht do të ndermerr veprime ligjore ndaj kujtdo që shkelë rregullat dhe cenon sigurinë në rrugë”.