193 raste të reja me COVID-19 në Zvicër

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Zvicër janë regjistruar 193 raste të reja me COVID-19, raporton autoriteti zviceran për shëndetësi (BAG).

Me përjashtim të ditës së hënë, BAG ka kumtuar në ditët e fundit vazhdimisht treshifrorë të rasteve të reja me COVID-19. Të martën u raportua për 132 raste të reja. 

Në total në 24 orët e fundit janë bërë 8009 testime. Shifra totale e të infektuarve në Zvicër ka arritur në 34.802, ndërsa 1703 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Të ngjashme