20 milionë euro për KEK-un që të dalë nga kriza energjetike

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

20 milionë euro janë ndarë nga Qeveria e Kosovës për t’i bërë ballë krizës energjetike në vend.

Kjo u vendos në mbledhjen e 49-të të qeverisë, e cila u mbajt në formë elektronike, në të cilën janë miratuar dy vendime, njofton Klan Kosova.

“Vendimi i parë i miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme është për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të qeverisë, përmes të cilit Pakos së Ringjalljes Ekonomike i shtohet masa 3.7, — Mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike, që do të shfrytëzohet për të subvencionuar importin e energjisë elektrike”.

“Vendimi i dytë është miratuar pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 3.7, të aprovuar në vendimin paraprak”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Qeveria 20 milionë eurot e ndara do t’i marrë nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, nën-programi “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”.

Këto mjete thuhet se do të transferohen në Ministrinë e Ekonomisë, te kategoria e shpenzimeve “Subvencione dhe Transfere”, në nënprogramin “Njësia për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike”.

Ministria e Ekonomisë do t’i transferojë këto mjete te Ndërmarrja Publike KEK Sh.A., shfrytëzimi i këtyre mjeteve do të përcaktohet në marrëveshjen që do të lidhet në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Korporatës Energjetike të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme