20 muaj pas ngritjes së aktakuzës në rastin “Stenta” asnjë seancë e mbajtur

Prishtinë | 20 Jan 2018 | 09:04 | Nga

20 muaj pasi është ngritur aktakuza për aferën “Stenta”nuk ka arritur të lexohet as aktakuza e as të mbahet asnjë seancë, mbarëvajtja e se cilës do të pranohej ligjërisht, shkruan sot Koha Ditore.

Kësisoj ky gjykim ende nuk ia ka nisur, edhe pse janë caktuar disa herë disa seanca. Një ishte planifikuar të mbahet në vitin 2016 e tri në vitin 2017.

Tri herë seancat kanë dështuar për shkak që Prokuroria e Shtetit nuk i kishte plotësuar kushtet për mbajtjen e seancës. Herën e fundit në maj të 2017 u duk se u mbajt seanca e parë pasi që arriti të lexohet aktakuza, por Gjykata e Apelit e konsideroi si të jashtëligjshme dhe e ka kthyer procedurën në pikën zero.

Prej majit të vitit të kaluar kur ishte caktuar seanca e fundit që Apeli e konsideroi të mbajtur jashtëligjshëm, Gjykata ende nuk ka caktuar seancë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme