20 për qind e Prishtinës furnizohet me ujë nga gypat e azbestit

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 09:39 | Nga

Afro 15-20 për qind e Prishtinës furnizohet me ujë të pijshëm nga gypat e azbestit. Një statistikë të tillë e ka bërë të ditur ujësjellësi rajonal “Prishtina”, një ditë pasi që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nëpërmjet një komunikate e ka paraqitur të rrezikshëm furnizimin me ujë nga këta gypa, shkruan sot “Koha Ditore”.

Megjithatë, në pikën e shtatë të komunikatës IKSHP-ja nuk e cilëson gjendjen aktuale të rrezikshme.

Më tej IKSHP-ja ka kërkuar nga autoritetet e KUR “Prishtina”, që të ndërmarrë masa mbrojtëse edhe për punëtorët e vet.

KUR “Prishtina” ka bërë të ditur se me gypa nga asbesti furnizohen 7 komuna të rajonit të Prishtinës: Fushë- Kosova, Obiliqi, Drenasi, Podujeva, Shtimja, Graçanica dhe Lipjani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme