20 persona janë testuar deri më tani për COVID-19 në IKSHPK

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Qendra e testimit e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës punon sot nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 14.

Mikrobiologja, Afërdita Kuçi Hyseni, tregon se numri i personave që duan të testohen është dukshëm më i vogël këtë të diele.

“Përafërsisht janë diku rreth 20 monstra, por sot kemi pranuar edhe nga Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe QKUK-ja, posaçërisht nga Klinika Infektive. Por gjithsesi edhe përkundër që kohëve të fundit ka rënë numri i rasteve dhe numri i rasteve pozitive, fatmirësisht”, tha ajo për klankosova.

Ajo tutje shpjegon se rënia e numrit të testimeve është sipasojë e mos interesimit të qytetarëve.

Të ngjashme